Kryefjala Logo

Dita e fundit e muajit me parashikimet e astrologut Paolo Fox

31 Korrik, 2022 | 12:57 pm

Dashi-Dita e sotme nis me një dozë të mirë pozitiviteti dhe duhet ta shfrytëzoni për të bërë diçka të këndshme me partnerin. Në punë bëni pak pushim të merituar.

Demi- Yjet flasin për dashurinë ndaj nëse keni një lidhje prej kohësh mund ta zyrtarizoni atë me një martesë. Lajme rrugës në punë.

Binjakët-Sot mund të nervozoheni për gjëra të vogla, por ju këshillohet të qëndroni të qetë. Javën e ardhshme gjithçka do jetë më mirë si në dashuri ashtu edhe në punë.

Gaforrja-Nëse jeni beqar mos u mbyllni në shtëpi sepse sot ka emocione të bukura për të jetuar.
Në punë kushtojini vëmendje disa keqkuptimeve të vogla me kolegët.

Luani-Ju keni një sharm dhe kjo do t’ju bëjë tërheqëse për të gjithë. Në punë bëni kujdes pasi mund të nxisni pak xhelozi.

Virgjëresha-Takimet këtë fundjavë janë të favorizuara ndaj mos qëndroni brenda. Ju mund të gjeni shpirtin tuaj binjak.

Peshorja-Qielli flet për dashurinë dhe u jep emocione të bukura çifteve që duan njëri-tjetrin. Në punë, vini bast gjithçka sepse do fitoni

Akrepi-Ky qiell të jep pozitivitet dhe shkathtësi në dashuri dhe në punë i gjithë mundi do të vihet re nga shefat.

Shigjetari-Nëse jeni beqar përpiquni të njihni njerëz të rinj dhe të ktheheni në lojë. Në punë periudha është e shkëlqyer për profesionistët e lirë.

Bricjapi-Sot do të mund ta jetoni gjithçka më lehtë.
Ndiqni instinktet tuaja si në dashuri ashtu edhe në punë dhe kërkoni gjëra të reja interesante për t’u marrë.

Ujori-Yjet flasin për dashurinë dhe mund të njihni dikë interesant sot.
Në punë dëshira për karrierë është e madhe.

Peshqit-Hidhuni në dashuri nëse është dikush që ju intereson. Në punë diçka fillon të ndryshojë pozitivisht.

Të ngjashme