Lifestyle
Disa probleme që i zgjidh vetëm shtrati!
2 vite më parë

Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve intime para një prezantimi të rëndësishëm qetëson nervat dhe largon stresin.
Trupi i gruas është ndërtuar për intimitet në mëngjes pasi niveli i testosteroneve dhe energjisë është më i lartë. Gjithashtu intimiteti në mëngjes bën që të çlirohet endorfina që përgjigjet për humorin gjatë ditës.
Kur je pak pa qejf
Studimet tregojnë se intimiteti ka ndikim në sistemin imunitar. Prandaj kur ndiheni pa qejf, edhe pse nuk mund të jepni maksimumin tuaj, intimiteti mund tju bëjë vërtetë mirë.
Dita e 14-të e ciklit
Në ditën e 14-të të ciklit, që përkon edhe me kohën e ovulacionit, klitori rritet rreth 20%. Kjo është periudha kur orgazma mund të arrihet maksimalisht dhe kur gruaja merr kënaqësi të madhe në shtrat.
Pas aktivitetit fizik
Studimet kanë treguar se qarkullimi i gjakut në pjesët gjenitale femërore rritet ndjeshëm pas një aktiviteti fizik, kjo për faktin se gjatë ushtrimeve fizike lëshohet testosteroni që përgjigjet për dëshirën intime.
Gjithashtu një grua e ndjen psikologjiksht veten më mirë pasi ndihet mirë me trupin e saj pas palestrës apo ushtrimeve të tjera fizike.
Pas një dite të vështirë
Nëse keni pasur një ditë të vështirë, një zgjidhje e mirë do të ishte intimiteti pasi do t’ju përmirësojë humorin dhe do t’ju heqë stresin.