Lifestyle
Disa mënyra si të mos mbesni trokë çdo fund muaji
23 Mars, 2022 | 1:16 pm
1. Bëni një listë të gjërave që ju duhen
Ju e dini shumë mirë se çfarë ju duhet për të blerë. Shënoni vetëm gjërat kryesore dhe mos mendoni të blini gjëra të panevojshme.
2.Gatuani më shumë në shtëpi
Nëse shkoni shpesh nëpër restorante të ardhurat tuaja do shkojnë drejt fundit dhe do mbeteni pa asgjë në fund të muajit.
3.Nëse keni makinë, mundohuni të mos e përdorni çdo ditë të javës
Nëse keni mundësi për të përdorur transportin publik, ose nëse distanca nuk është e madhe, ecni në këmbë ose përdorni biçikletën sidomos ditëve pranverore.
4.Mos dilni shumë shpesh
Ju e dini se nësë do dilni do harxhoni dhe fundi i muajit është pranë. Mos mendoni vetëm një natë, por mendoni për më gjatë.