Lifestyle
Disa mënyra për të zbukuruar shtëpinë me lule në stinën e pranverës
9 Mars, 2022 | 12:39 pm
1-Përdorni një filxhan çaji në vend të një vazoje. Kjo vlen për ato lule me bisht të shkurtër, të cilat nuk keni pse t’i hidhni poshtë. I lidhni ato me një fjongo dhe i vendosni në një filxhan çaji, e cila bën më të lehtë dhe ndrimin e ujit.
2-Bëni një prerje 45 gradë të bishtit të lules nga mesi deri poshtë. Kjo bën që lulja të ketë një jetëgjatësi më të madhe.
3-Vodka + një lugë çaji me sheqer janë përzierja që do ndihmojë në jetëgjatësinë e lules. Në momentin që lulet tuaja janë duke “vdekur” pak vodka dhe sheqer do bëjnë që ajo të jetojnë 1 ose 2 ditë më shumë.
4-Për të hapur gonxhet e luleve i vendosni njëherë në një gotë me ujë të ngrohtë për një minutë, e më pas e lini për 20 minuta në ujë të ftohtë. Ato do të arrijnë madhësinë e tyre maksimale.
5-Vendosni lulet tuaja në kupa ëmbëlsirash. Vendosja e luleve në kupa ëmbëlsirash është shumë e këndshme për syrin. I mbushni ato me pleh, të cilën duhet ta merrni nga një tokë e lagësht. Sigurohuni t’i ujisni ato një herë në javë.
6-Mbivendosni dy vazo bashkë ku në njërën vendosni frutat e prera si përshembull limoni. Brenda ksaj vazoje “zhytni” një vazo tjetër më të vogël, e pozicionuar në mes tek e cila vendosni lulet, përshembull Luledielli.
7-Hidhni një monedhë në vazon e luleve tuaja, e ajo ndihmon në freksinë dhe jetëgjatësinë e tyre. Monedha ndihmon në heqjen e baktereve nga vazoja ku ndodhen lulet.
8-Në qoftë se ju jetoni me partnerin tuaj dhe ambjenti i shtëpisë është i arreduar me lule neutrale atëherë provo ta dekorosh atë me lule të errëta.