Kryefjala Logo

Disa hile psikologjike për të lexuar njerëzit pa patur nevojë që të flasin

23 Shkurt, 2022 | 1:45 pm

1-Mbyllja e syve. Kur dikush është duke komunikuar me ju dhe mbyll sytë kjo tregon se ai është duke fshehur diçka.

2-Të mbuluarit e gojës. Ky është një gjest i mbetur nga fëmijëria, kur vendos dorën tek goja kjo tregon se po përpiqesh të mos thuash diçka.

3-Te kafshosh syzet. Nëse shikoni dikë qe është duke kafshuar pjesë të syzeve kjo tregon se diçka i shqetëson ata.

4-Të nxjerrësh ne pah fytyrën. Ky është një gjest i bërë më së tepërmi për të tërhequr gjininë e kundërt. Të mbështesësh fytyrën tek duart është njësoj si të thuash “Më shiko. Kjo jam unë”.

5-Të fërkosh mjekrën. Kur dikush fërkon mjekrën atëherë ky person është në mendime të thella.

6-Kryqëzimi i krahëve. Ky është gjesti më i përdorur nga njerëzit. Tregon se dikush është i irrituar, në humor të keq ose thjesht po përpiqet të distancohet nga njerëzit e tjerë

7-Rregullimi i qëndrimit. Kur dikush rregullon qëndrimin dhe drejton trupin tregon një interes ndaj personit me të cilin është.

8-Të shtrish trupin duke u afruar. Kur jeni me dikë dhe ju shtrini trupin tuaj ndaj atij personi duke u afruar me të tregon një pëlqim dhe interes ndaj atij personi.

9-Të mbështeturit në karrige. Kur dikush mbështetet me kurriz në karrige dhe largohet nga ju atëherë ky person është i lodhur dhe i mërzitur nga prania juaj ose biseda.

Të ngjashme