Lifestyle
Diagnoza e dashurisë quhet sëmundje.Si ta kuroni?
16 Qershor, 2022 | 2:18 pm
Fundi i një marrëdhënie nuk është kurrë një përvojë e këndshme dhe kur njëri prej të dyve është akoma i dashuruar me tjetrin mund të përjetojë ankth, pagjumësi, depresion dhe të dobësojë sistemin imunitar.
Kështu u bë një studim për “zemrat e thyera”
Në studim morën pjesë ata që ishin akoma të dashuruar me ish partnerin e tyre.
Studiuesit u dhanë kandidatëve tre sugjerime:
1-Të mendonin intensivisht për diçka të bezdisshme që ish-i tyre e bënte zakonisht.
2-Rivlerësimi i dashurisë,pra të pranosh ndjenjat e dikujt, pa i gjykuar ato.
3-Shpërqendrimi
Njerëzve ju këshilluan që t’i linin mendjet e tyre të endeshin duke menduar për diçka të dobishme si psh një muzikë, një ushqim ose një emocion.
Ndërkohë studiuesit i treguan secilës fotografinë e ish-it dhe qëllimi ishte të vlerësonte intensitetin e emocioneve të ndjera e ushtruar nga imazhi.
Rezultatet zbuluan se në të tre rastet të dashuruarit ndienin emocione më pak të forta. Me disa ndryshime.
Ata që menduan për të metat e ish-it të tyre ishin në humor të keq, por me shikimin e fotos patjetër që ishin më pak të dashuruar se zakonisht.
Strategjia më e mirë doli “Shpërqëndrimi” gjithsesi.