Lifestyle
Destinacionet më të bukura të Kroçierave
28 Qershor, 2022 | 11:38 am

Jeni gati të shkoni në një kroçerë dhe po kërkoni destinacionin perfekt? Opsionet janë të pafundme.
Nga lundrimet epike në Antarktidë deri te kroçerat e plazheve tropikale, nga udhëtimet kulturore te lundrimet aventureske, gjithçka është lehtësisht e arritshme sot. Natyrisht, absolutisht çdo gjë është fantastike!
Kjo nuk është një renditje e asnjë lloji, vetëm një pasqyrë e destinacioneve më të bukura në botë për të lundruar, nga këndvështrimi i ekspertëve të kroçerave në Krociere.al.
Ajo që e bën perfekte një kroçerë varet më shumë nga preferencat e dikujt, ndaj zgjidhni destinacionin që mendoni se është më i miri për ju..
Kroçierat e Mesdheut
Të bësh një kroçerë në Mesdhe do të thotë të lundrosh në djepin e qytetërimit. Të gjitha itineraret e lundrimit prekin qytetet kryesore të botës antike dhe moderne.
Ndër destinacionet më interesante në Mesdheun Perëndimor janë: Roma, Genova, Napoli, Palermo, Marseja dhe Barcelona, Valencia, Palma de Mallorca, Ibiza etj. Në itineraret e Mesdheut Lindor mund të vizitoni: Venecian, Kotorrin, Athinën, Santorinin , Mykonos, Kretën, Rodos etj. Çmimet e kroçerës variojnë sipas kompanisë dhe kohëzgjatjes. Oferta për kroçerat në Mesdhe mund të gjeni gjatë gjithë vitit, sigurisht duke rezervuar më herët.
Mesdheu është një destinacion ideal për këdo që dëshiron të ndërthurë kulturën dhe argëtimin gjatë pushimeve.
Kroçerat e Europës Veriore
Kroçerat në Europën Veriore bëhen kryesisht në muajt e verës. Megjithatë, edhe në vjeshtë dhe dimër ka disa anije që vizitojnë disa nga këto qytete të mahnitshme. Kroçerat në Europën Veriore ndahen midis Fjordeve Norvegjeze dhe Kryeqyteteve Baltike
Kroçerat në Fiordet Norvegjeze do të thotë që mund të zbuloni shumë vende të arritshme vetëm nga deti, fshatra piktoreskë peshkimi, peisazhe të mrekullueshme të gjelbëruara dhe në dimër është perfekte për ata që gjithmonë kanë ëndërruar të shikojnë Dritat në Polin e Veriut (Northern Lights). Çmimet më të mira për këtë lloj lundrimi mund t’i gjeni një vit para nisjes.
Kroçerat në Baltik janë një mundësi e madhe kulturore për kryeqytetet e rëndësishme që vizitohen. Disa qytete të mrekullueshme historike prekin brigjet e Detit Baltik, duke përfshirë Stokholmin, Rigën, Talinin, Helsinkin dhe Shën Petersburgun mahnitës, kryeqytetin e kulturës dhe arteve të Rusisë. Zakonisht ka oferta dhe çmime të favorshme, gjashtë muaj para nisjes.
Kroçierat në Karaibe
Karaibet, destinacioni më ikonik nga të gjitha të tjerat, sigurisht më interesant për turistin që dëshiron një pushim në plazh mes palmave, detit të kristaltë e rëres së bardhë. Miami dhe portet e Floridës janë portet kryesore të nisjes gjatë gjithë vitit. Zakonisht, kroçerat në Karaibe ndahen në Karaibet Perëndimore dhe Lindore. Itineraret në Karaibet Perëndimore janë të përqendruara në Meksikë dhe në bregdetin e Amerikës Qendrore, ndërsa Karaibet Lindore me itinerare në vende si Virgin Islands, St. Maarten, Curacao dhe Bonaire.
Çmimet ndryshojnë sipas itinerarit dhe kompanisë, por numri i madh i anijeve të pozicionuara në Karaibe, garanton për këdo gjetjen e një çmimi të favorshëm.
Kroçierat e Emirateve të Bashkuara Arabe
Në ditët e sotme, kroçerat në Emiratet Arabe janë një destinacion për të mos u humbur gjatë pushimeve dimërore. Destinacioni ngjall magjepsjen orientale, peisazhet e detit bruz dhe rërat e ngrohta të shkretëtirës. Zbuloni Dubain, Abu Dhabin, ishullin Sir Bani Yas, gjithashtu për të mos humbur janë Khasab, Muscat dhe Dammam në Arabinë Saudite. Nisjet bëhen nga Dubai ose Abu Dhabi. Koha më e mirë për të rezervuar për këtë kroçerë është gjatë verës për nisjet nga nëntori deri në mars.
Kroçierat rreth Botës
Dëshironi të lundroni nëpër Polinezinë Franceze, të vizitoni qytetet e pabesueshme të Afrikës dhe të lundroni nëpër Azi pa ndërruar kurrë hotele, pa hipur në një fluturim ose pa ripaketuar valixhet tuaja? Një kroçerë rreth botës ofron itinerarin më të veçantë, të mbushur me destinacione ndërkombëtare emocionuese (disa madje vizitojnë destinacione të vështira për t’u prekur si Antarktida), akomodim të rehatshëm, restorantet më mira dhe shumë aktivitete për të bërë brenda dhe jashtë anijes. Këto itinerare që prekin të gjitha kontinentet janë të përshtatshme për ata që kanë mundësi të udhëtojnë me muaj të tërë dhe sigurisht ata që kanë disa para të kursyera.
Zgjidhni destinacionin tuaj të preferuar, anijen ose itinerarin duke lundruar në faqen e internetit https://krociere.al/ ose kërkoni një preventiv nga ekspertët e tyre të kroçerave.
Pushimi i ëndrrave tuaja All Inclusive është vetëm një klikim ose një telefonatë larg!