Dëshiron një bebe tjetër?Ndryshimet që kanë shtatzanitë

3 muaj më parë

Simptomat

Kur vjen puna tek simptomat nuk ka një rregull të shkruar. Se si do shkojë shtatzënia mund të parashikohet deri diku nga shëndeti i nënës, por gjithsesi simptomat mund të ndryshojnë dhe transformohen sado t’i parashikoni.

Përshembull ndjesia e të vjellave në mëngjes. Nëse një grua i provon në shtatzëninë e parë, tek e dyta ka gjasa të mos përsëriten.

Gjithashtu barku duket më shpejt në shtatzëninë e dytë se në të parën. Për arsyen e thjeshtë se muskujt janë mësuar dhe përshtaten më shpejt me hapjen.

Lodhja dhe nevoja për pushim është gjithashtu simptomë e shtatzënisë të dytë. Dhimbja e shpinës në shtatzëninë e dytë mund të ndihet më herët se tek e para dhe me intensitet më të madh.

Nënat në shtatzëninë e dytë kanë tendencën të neglizhojnë ushqimin e mirë pasi japin shumë nga koha për kujdesin e fëmijës së parë. Kjo është një pikë që nuk duhet neglizhuar në mënyrë absolute pasi ndikon drejtëpërdrejt tek shëndeti i foshnjës në bark.

Lindja

Kontraksionet nuk duhet të neglizhohen në shtatzëninë e dytë, pasi edhe kur duket sikur ke dhimbje false, mund të ndodhë që fëmija të vijë vërtetë në jetë.

Lindja do jetë më e shkurtër se e para dhe dalja e bebit do jetë gjithashtu më e shpejtë. Një detaj tjetër është edhe mundësia më e madhe për të lindur natyralisht bebin, pa ndërhyrje.

Të ngjashme