Kryefjala Logo

Dëshirat e fundvitit nuk zgjidhen, por kombinohen!

19 Dhjetor, 2022 | 12:52 pm

Festat e fundvitit vijnë me shumë kthime prapa në kohë, bilance arritjesh, suksese personale, arsye për t’u gëzuar, por edhe për të projektuar drejt vitit që po vjen. Pikërisht këto projektime janë momentet kur ne shprehim dëshirat për vitin që po vjen dhe vendosim qëllime.

Dikush i rikthehet palestrës; dikush do të shpenzojë më shumë kohë larg punës dhe pranë familjes apo natyrës; të tjerë duan thjesht të festojnë më pranë detit. Të gjitha këto dëshira shpesh herë realizohen duke zgjedhur se cilat sakrifica duhen bërë për t’u realizuar.

Në fushatën e tyre të fundvitit One & ALBtelecom ftojnë të gjithë shqiptarët të mos zgjedhin mes dëshirave, por t’i kombinojnë ato.
Nëpërmjet një pakete të kuruar me shumë dashuri, ku kombinohet shërbimi më i mirë mobile me shpejtësinë SuperFibra, dy kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit shqiptar, u ofrojnë klientëve të tyre fuqinë të bëjnë bashkë më të mirat në vitin e ri 2023.

Përveç kombinimeve të shërbimeve, kjo paketë u jep mundësinë përfituesve të bëjnë të tyret edhe produktet më të fundit teknologjike si TCL 32 “Android TV, Samsung Galaxy Flip 4 dhe Samsung Galaxy A 53, të gjitha të kombinuara me paketa komunikimi shumë ekonomike.

Mes shumë mundësive që sjellin festat e fundvitit, One & ALBtelecom kujdesen që shqiptarët t’i kenë më të prekshme arsyet pse dëshirat nuk zgjidhen, por plotësohen duke i kombinuar.

B8A5356F 8CF8 410C AF04 6BE4753B9BA1

Të ngjashme