Depresioni dimëror nuk është mit.Zbuloni çfarë është dhe si kurohet:

3 muaj më parë

?Çfarë është depresioni i dimrit?
Quhet depresioni i dimrit për shkak se ndodh në këtë periudhë të caktuar të vitit dhe zhduket në periudha të tjera.

Shkaku kryesor është mungesa e dritës pasi, kjo sindromë është më e përhapur në vendet me pak diell.

Ekspozimi ndaj dritës së diellit stimulon hipothalamosin, një pjesë e trurit që ndihmon në kontrollin e ritmit kardiak të zemrës.

Mungesa e dritës, ngadalëson ritmin kardiak dhe kjo i shkakton trurit mbiprodhim të hormonit të gjumit.

Cilat janë simptomat?
Në mënyrë që të quheni të prekur nga ky lloj depresioni, ekspertët thonë se duhet ta keni përjetuar për të paktën 2 dimra rresht ose më shumë.

Një nga simptomat më të dukshme të depresionit gjatë dimrit është lodhja e vazhdueshme.

Gjithashtu ndjenjat e urisë për ushqime të pasura me sheqerna apo karbohidrate mund të jenë shenja shumë të dukshme.

Depresioni i dimrit mund t’ju prekë dhe t’ju dobësojë edhe anën fizike të trupit.

Mungesa e përqëndrimit, problemet me memorien.

Simptoma të tjera mund të jenë:

Humbje e interesit për aktivitetet e përditëshme

Problemet me gjumin

Ndryshime në peshë

Ndjenja nervozie

Gjithashtu personat e prekur nga depresioni gjatë gjithë vitit mund të përjetojnë episode të rënduara në këto periudha.

Si ta parandaloni?
Për këtë lloj syndrome shumë specifike kurat dhe trajtimet janë sa të lehta aq edhe komplekse.

Në mënyrë që ti shpëtoni depresionit të dimrit mundohuni të qëndroni të paktën 30 minuta jashtë në diell.

Mundohuni të qëndroni jashtë gjatë periudhës së mëngjesit kurr rrezet mund të jenë më intensive.

Të ngjashme