Dasma është gjë qejfi por të gjitha nuset i bëjnë këto gabime

1 vit më parë

1-Nuk mendojnë për veten
Vendosni gjithmonë veten në vendin e parë. Bëni një listë të asaj çfarë dëshironi vetë ju, duke nisur nga fustani, torta etj.
Mos shikoni filanen apo revistat.

2-Nxitoni të merrni fustanin
Në fakt, është më mirë të përcaktoni më parë llojin e dasmës që do të bëni e më pas të zgjidhni fustanin.
Përshtatu temës!

3-Nuk i merrni në konsideratë nevojat e të ftuarve
Mos harroni, të ftuarit në dasmë mund të vijnë nga larg, do të shpenzojnë shumë para për të qënë të pranishëm në ditën tuaj më të rëndësishme. Prandaj mos harroni të mendoni dhe për akomodimin e tyre, transportin dhe gjërat bazike.

4-Mbani dieta drastike
Përpiquni të reduktoni sheqerin dhe ushqimet e pashëndetshme. Më mirë akoma nëse një regjim të mirë e keni nisur disa muaj para dasmës.

5-Dekori i tepruar
Sa më pak aq më mirë!
Fokusohuni në atë çfarë pëlqeni ju jo moda. Shpesh dekori i thjeshtë është më i pëlqyeshëm se ai i mbingarkuar.

Të ngjashme