Lifestyle
Cilat janë disa nga çmënduritë që njerëzit kanë bërë për tu dukur bukur?
7 muaj më parë


Glasat
Janë të neveritshme, vetëm ta mendosh, le pastaj t’i vendosesh si maskë në fytyrë. Por mos harroni, po flasim për çmenduri! A se mos harrojmë, janë të preferuarat e Victoria Beckham.
Dheu ku urinojnë macet
Nuk ka nevojë për shpjegime se për çfarë përdoret, por modelja Christie Brinkley e përdor për të bere scrub. Ndoshta herën e parë që e ka provuar, ka qenë e dehur.
Jashtëqitja e krokodilit
Kjo çmenduria e radhës është ende popullore sot e kësaj dite. Fillimisht është përdorur nga grekët dhe romakët.
Helmi i gjarprit
Normalisht helmi i gjarprit, mbetet helm, por Gwyneth Paltrow nuk e mendon kështu. Argumenti që ajo përdor është që helmi i gjarprit përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Shushunjat
Përdoreshin nga mjekët në Mesjetë, por vazhdojnë të përdoren edhe sot. Një nder ato që i përdor më shumë është Demi Moore. Synimi është të pastrohet gjaku nga toksinat.
Sperma e buallit
Ështe shumë popullore në Londër. Përzjehet për të bere maska për flokët. Qëllimi është forcimi dhe shtimi i flokëve.
Shuplakat në fytyrë
Në Tajlandë paguan 350 dollarë që të të qëllojnë me shuplaka për 15 minuta. Fytyra qëllohet më shpulla që të ikin rrudhat.