Lifestyle
Cigarja një gjest feminist. Historia e një vesi
25 Maj, 2022 | 11:25 am
Gratë dhe vajzat kanë qenë gjithmonë në kërkim për të drejtat e tyre.
Zanafilla nis me të drejtën e votës që shumë kohë më parë dhe po vazhdon me kërkesën për të drejtën e abortit si një zgjedhje që i takon çdo gruaje,apo në vendet Lindore ende kërkojnë të kenë të drejtën e patentës për të ngarë një makinë.
Edhe cigarja ka qënë pjesë e kësaj historie dhe me siguri ju pyesni veten se ç’lidhje ka cigarja përballë votës,abortit dhe patentës?
Jua shpjegojmë ne:
Feminizmi lind si kundërshtim ndaj meshkujve që e kanë të pamundur të pranojnë që femrat mund të marrin vendime vetë dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre.
Para shekullit të 20 nëse një femër pinte cigare ajo ishte imorale dhe me siguri punonte në shtëpi publike.
Vajzave dhe femrave nuk i lejohej të tymoste pasi ky “sport” ishte vetëm për meshkuj.
Por femrat vazhduan të pinin cigare duke thyer tabu dhe duke e kthyer në një simbol lirie që çdo grua mund të bëjë çfarë do.
Pavarsisht faktit se cigarja nuk këshillohet sepse sjell probleme shëndetësore,femrat ndezën cigare pa ndalim deri ditën e sotme ku të ndezësh cigaren në një lokal,nuk bën askënd të kthejë kokën.
Gjithsesi kjo ndodh në vendet e zhvilluara pasi ka shumë shtete ku shihet ende si tabu.
Ikona filmash,muzike dhe modele i janë bashkuar kësaj nisme që herët dhe pavarsisht se ende ekzistojnë paragjykime nga persona të caktuar,femrat nuk kanë ndërmend të ndalen.