Kryefjala Logo

Çfarë të bëni nëse dikush ju trajton keq? Ndiqni këto strategji:

25 Qershor, 2022 | 11:52 am

Ndodh me njerëz të afërt por edhe me të panjohur.
Shitësja e vrazhdë e dyqanit, shoku që ka një ditë të keqe apo partneri që shfryhet tek ti.
Për të mos e vuajtur, ja çfarë të bëni nëse dikush ju trajton keq:

1-Bej nje pyetje
Kur dikush ju trajton keq, ose ju thotë diçka të pakëndshme, atëherë duhet t’i bëni një pyetje.
Pyetja të ngatërron,përshembull, për një përgjigje të keqe nga një i panjohur, mund të pyesni se si ka qenë dita e tij deri në atë moment.
Deri atëherë do ta keni kthyer situatën dhe do të mund të shprehni me vendosmëri pikëpamjen tuaj,kështu do ta keni situatën në dorë.

2-Vendosni kufij
Ne duhet të vendosim kufizime për mënyrën se si ndërveprojmë me të tjerët.
Njerëzit na trajtojnë ashtu siç ua lejojmë ne.
Kjo do të thotë se përgjegjësia për të pasur marrëdhënie konstruktive dhe të shëndetshme është gjithashtu (dhe mbi të gjitha) e jona.

3-Mbani mend se çfarë po ndodh në të vërtetë
Në këtë pikë duhet t’i kujtojmë vetes se ajo që thotë tjetri nuk është e vërteta absolute, por është vetëm mënyra e tij për të perceptuar atë që po ndodh.

Vetëm ne e dimë se kush jemi në të vërtetë, të bindur nga kjo, të tjerët nuk do të kenë fuqinë të na përcaktojnë.

Të ngjashme