Çfarë sjell java e re e di vetëm ai,astrologu Paolo Fox!

2 muaj më parë

Dashi-Kjo javë ju sjell kthjelltësi në zemër dhe përfundon me shumë qetësi në dashuri.
Lajme të mira vijnë në punë dhe do të ketë një mënyrë për të bërë një hap të madh cilësor.

Demi-Dashuria nuk po shkon në maksimum, por ka një përmirësim dhe tani është koha për ta shijuar atë edhe nëse është e vogël.
Në punë gjithçka po shkon mirë edhe nëse gjërat më të mira do të vijnë me vitin e ri.

Binjakët-Keni pasur një javë jo tamam të shkëlqyer në dashuri, por do të rikuperoheni .
Në punë keni gjithmonë këtë dëshirë për të thënë atë që mendoni por ndonjëherë do të ishte më mirë ta mbani për vete.

Gaforrja-Me yjet në krah, nuk mund ta lini veten të shkoni vetëm në kënaqësitë e dashurisë.
Në punë pas një ndalese të vogël ka përmirësime të mira, vazhdoni kështu.

Luani-Ka ardhur koha të hiqni mendjen nga puna dhe të kaloni një ditë relaksuese me partnerin tuaj. Për çështjet profesionale? Do ti mendoni nesër!

Virgjëresha-Në dashuri ka diçka që nuk po shkon ashtu siç dëshironi, merrni një moment për të kuptuar se çfarë po ndodh në zemrën tuaj.
Në punë keni nevojë për më shumë qartësi në qëllimet tuaja.

Peshorja-Dashuria premton mirë, ndaj mos kini frikë ta lëshoni pak veten.
Në punë prisni një telefonatë të këndshme së shpejti.

Akrepi-E bukur kjo e dielë që ofron emocione të forta dhe në punë do të arrini të merrni në dorë një projekt të rëndësishëm.

Shigjetari-Venusi ju shtyn të shijoni kënaqësitë e dashurisë.
Në punë, vazhdoni të punoni shumë sepse është koha t’u tregoni të gjithëve se kush jeni.

Bricjapi-Venusi është në anën tuaj, por edhe ju duhet të bëni përpjekje për të gjetur dashurinë.
Në punë është një moment ngecjeje por më e rëndësishmja është të kuptosh se çfarë dëshiron vërtet nga jeta.

Ujori-Në dashuri duhet t’i jepni fund të shkuarës dhe të ecni përpara.
Në punë, qielli premton mirë edhe nëse ende duhet të shtrëngoni pak dhëmbët para se të shihni rezultatet.

Peshqit-Mos u pushto nga dyshimet në dashuri, shiko bukurinë e gjërave dhe jo të kalburat.
Në punë bëni një pushim për t’u çlodhur pak.

Të ngjashme