Kryefjala Logo

Çfarë ruan fundjava për ju e zbulon astrologu Paolo Fox

26 Nëntor, 2022 | 10:31 am

Dashi-Kjo ditë sjell pak tension dashurie, por mos mbani gjithçka brenda, flisni për këtë me partnerin tuaj.
Në punë bëni kujdes që të mos nxisni debate me shefat.

Demi-Ky qiell është pak nervoz për sferën sentimentale e cila do ketë një rënie të vogël.
Në punë mund të bëni kërkesa që i keni lënë mënjanë prej disa kohësh.

Binjakët-Dielli dhe hëna e kundërt shkaktojnë tensione në jetën tuaj të dashurisë.
Kohët e fundit keni pasur pak vështirësi në punë, por mos u dorëzoni tani.

Gaforrja-Qielli i sotëm flet për emocione të bukura dhe gjithashtu për mundësinë për të hedhur një hap të rëndësishëm në të ardhmen tuaj si çift.
Në punë mirë për ata që duan të hidhen në projekte të reja.

Luani-Sot jeni paksa në humor të keq, bëni kujdes të mos e teproni me asgjë me partnerin.
Në punë nuk jeni shumë të përqendruar, por ndonjëherë edhe ju, duhet të bëni një pushim.

Virgjëresha-Nëse jeni beqarë mund të bëni disa takime interesante.
Në punë gjithçka shkon shumë mirë, vetëm kujdes mos shpenzoni shumë para.

Peshorja-Marrëdhëniet shkaktojnë pak me nervozizëm sot, por përpiquni të mos e humbisni durimin.
Në punë, mendoni me kujdes nëse do të pranoni ose jo një ofertë të re.

Akrepi-Hapuni më shumë me partnerin dhe flisni nëse diçka nuk ju bind.
Në punë keni nevojë për pak më shumë pozitivitet.

Shigjetari-Kujdes nga ndonjë shqetësim i vogël dashurie sot..
Në punë mos kini frikë të ndryshoni nëse nuk jeni më të kënaqur me atë që bëni.

Bricjapi-Qielli i sotëm flet për emocionet dhe mundësinë e takimit me njerëz të rinj, hapuni më shumë.
Në punë përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi.

Ujori-Bëni kujdes të mos debatoni shumë me partnerin tuaj sot.
Në punë kush punon në mënyrë të pavarur,do mund të ndërmarrin disa projekte të tjera.

Peshqit-Një tension i vogël dashurie po vjen sot, kujdes.
Në punë ndjeni nevojën për më shumë stabilitet.

Të ngjashme