Çfarë ruajnë yjet për ju?E zbulon astrologu Paolo Fox!

2 muaj më parë

Dashi-Në dashuri rikthehet mirëkuptimi i çiftit ndaj shijojeni këtë ditë pasioni.
Në punë ka disa komplikime por shumë shpejt do arrini ta zgjidhni.

Deni-Kohët e fundit keni lënë mënjanë dashurinë për t’iu përkushtuar vetëm punës, por partneri juaj ka nevojë për ju. Jeni shumë të zënë në punë, por mos e teproni.

Binjakët-Në dashuri shmangni fjalët e rënda ndaj partnerit tuaj, kjo është koha për të mbajtur qetësinë.
Në punë do keni mundësi të reja për të bërë më shumë.

Gaforrja-Në dashuri mund të keni një takim interesant që mund t’ju bëjë të përjetoni një pasion të papritur.
Në punë do arrini të keni një stabilitet të këndshëm.

Luani-Nëse doni të rikuperoni një dashuri, do të jeni në gjendje ta bëni atë me angazhimin e duhur.
Në punë ju pëlqen të vlerësoheni nga kolegët dhe kjo ju shtyn të punoni gjithnjë e më shumë.

Virgjëresha-Kjo është dita e duhur për t’ia dedikuar partnerit, ndaj organizoni diçka të bukur.
Ka diçka që nuk shkon në punë, por do të mund të gjeni një mënyrë për ta rregulluar.

Peshorja-Nëse jeni duke kërkuar për një flirt të ri, fati është në anën tuaj.
Në punë lajmet e mira janë afër.

Akrepi-Ka pak nervozizëm në ajër, por duhet ta mbani larg.
Në punë bëni kujdes me fjalët, mund të ofendoheni.

Shigjetari-Kushtojini më shumë kohë çiftit, përndryshe rrezikoni ta konsumoni para kohe.
Është koha për rinovime në punë.

Bricjapi-Në dashuri ka disa dyshime, por ju jeni të vendosur të gjeni një shpirt binjak.
Megjithatë në punë jeni të bindur për atë që dëshironi dhe yjet janë në anën tuaj.

Ujori-Në dashuri ka pak nervozizëm dhe ka ardhur koha të merreni me problemet në çift.
Në punë, bëni një pushim për të rimbushur bateritë tuaja.

Peshqit-Jeni në një moment vlerësimi të dashurisë suaj dhe jeni gati të merrni një vendim të rëndësishëm.
Në punë mos e ulni kokën para kohe sepse do habiteni kur merrni oferta shumë interesante.

Të ngjashme