Çfarë rezervojnë yjet për ju me astrologun Paolo Fox

3 muaj më parë

Dashi-Mos ia dedikoni gjithë kohën punës, por lini vend edhe për dashurinë.
Nëse ju ftojnë të bëni diçka të re, mos thoni jo, pranoni.

Demi-Këtë të shtunë do të rikuperoni pak qetësinë.
Duket se vërtet nuk doni ta lodhni veten në dashuri.

Binjakët-Ata që kanë kaluar shumë kohë në një lidhje tani janë në kërkim të lidhjeve të reja.
Nëse ka tema të rëndësishme për t’u trajtuar shtyni gjithçka për të hënën.

Gaforrja-Nëse ka diçka për të cilën duhet të flisni, më mirë ta bëni tani.
Pas kaq shumë stresi ka edhe një situatë të mirë për ju.

Luani- Ka tension dhe ndiheni nervoz. Dashuria duhet të jetë e thjeshtë, nëse bëhet e ndërlikuar ndoshta nuk është personi i duhur.

Vjrgjëresha-Historitë që lindin tani do të jenë interesante.
Mos hiqni dorë nga takimet e reja. Ndryshim kontrate të ardhshme për dikë.

Peshorja-Këto ditë nuk mungon energjia e mirë por takimi me dikë mund t’ju shqetësojë.
Sektori i sportit është i favorizuar këto ditë.

Akrepi-Sot dhe nesër yjet ju mbrojnë.
Nëse zemra juaj është vetëm tani, mund të përjetoni ndjesi të reja.
Mos dilni kundër dikujt në punë.

Shigjetari-Mos u bëni të paduruar, nëse duhet të flisni me një person dhe të zbuloni atë që ndjeni, bëjeni sot, por kini kujdes me fjalët.
Ju gjithashtu duhet të pushoni.

Bricjapi-Së shpejti do të rifilloni pjesën tuaj në dashuri ndaj mos i nënvlerësoni takimet e reja.
Kohë e mirë edhe për punën.

Ujori-Nëse duhet të flisni për gjëra të rëndësishme, është më mirë të flisni tani sesa një herë tjetër.
Ankthi për të bërë shumë gjëra mund të prishë nismat tuaja.

Peshqit-Yjet nuk janë kundë jush por diçka nuk shkon, ndoshta jeni me kokën mbi re. Me shumë gjasa jo të gjitha përgjigjet që prisni të kenë ardhur në punë.

Të ngjashme