Lifestyle
Çfarë pëlqen partneri në trupin tuaj nuk është rastësi por ka një kuptim
6 Shtator, 2021 | 11:00 am
1-Nëse i pëlqen fytyra dhe sytë e tu
Ç’do të thotë – Sytë janë pasqyra e shpirtit. Një mashkull mund të joshet nga gjoksi yt, nga kofshët e tua apo nga vithet. Por kur bëhet fjalë për dashuri, sytë dhe fytyra marrin shumë rëndësi. Me sytë bie në dashuri.
Ç’mashkull është – Në erotizmin e tij shkrihen komponentët intimë dhe ata sentimentalë. Këshilla për ty. Një studim tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht në sy.
2-Nëse ai pëlqen qafën tënde
Ç’do të thotë – E lëmuar, e butë, qafa e tërheq më shumë sesa këmbët. Qafa idealisht lidh zemrën dhe trurin. Në botën e kafshëve, po i tregove qafën, je i nënshtruar. Pra, nëse i afron qafën, mesazhi është: “Dorëzohem, por mos më bëj keq.”
Ç’mashkull është – Mund të jetë një dominues që i pëlqen të udhëheqë lojën. Qafa është simbol dhembshurie, por të jep edhe mendime sadiste.
3-Nëse atij i pëlqen goja jote
Ç’do të thotë – Goja është një simbol seksual. Gjysmë e mbyllur ajo të kujton puthjet e thella … Sipërfaqja e gojës është një mukozë: e ndjeshme, e butë, e pambrojtur. Një kontakt me gojën është shumë intim.
Ç’mashkull është – Është një tip direkt, i pëlqejnë kënaqësitë e jetës.
4-Nëse atij i pëlqejnë flokët tuaja
Ç’do të thotë – Në imagjinatën mashkullore, flokët janë pjesa më e dukshme e feminilitetit. Në fakt, disa meshkuj, s’i pëlqejnë femrat me flokë të shkurtra.
Ç’mashkull është – Atij i pëlqen gruaja grua, pra klasike, me flokë të gjata. Do ëmbëlsinë, joshjen femërore.
5-Nëse atij i pëlqen gjoksi
Ç’do të thotë – Gjoksi i jep fëmijës ushqim, ngrohtësi, siguri: funksioni i trefishtë mbetet në kujtesën e fëmijës përjetë. Edhe kur rritet, gjoksi mbetet për mashkullin një objekt i rëndësishëm evokues.
Ç’mashkull është – Një mashkull që tërhiqet nga gjoksi i madh, transferon tek partnerja kujtimin e një nëne gjithmonë të pranishme në jetën e tij.
6-Nëse ai pëlqen vithet e tua
Ç’do të thotë – Paraardhëset tona bënin dashuri duke i kthyer shpinën partnerit. Nëse deri përpara pak kohësh gjoksi konsiderohej më joshës, tani më joshëse konsiderohen vithet.
Ç’mashkull është. Mund të ketë një sjellje maskiliste ndaj marrëdhënieve intime. Atij i pëlqen gruaja-pre, që në dashuri i lë atij komandën.