Kryefjala Logo

Çfarë operacionesh plastike kërkojnë më së shumti shqiptarët?

16 Qershor, 2022 | 2:17 pm

Kirurgjia plastike është kthyer në industri më vete në Shqipëri.
Në kohë të ndryshme “e bukura” ka pasur kritere të ndryshme dhe për këtë bëhen studime për të na treguar se cilat janë modelet që ne i marrim si pika referimi.

Media, rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë të rendin pas operacioneve plastike.
Standarti thotë se kush është portreti i mirë duhet të dish disa rregulla,por njerëzit nuk hynë dot kaq thellë se kjo bëhet shumë profesionale pastaj dhe ne e gjykojnë me:“Mua më pëlqen është e bukur”

•Vendin e parë e mban :”Rimodelimi i hundës”
Rimodelimi i hundës renditet te ndërhyrjet më të kërkuara dhe të kryera në klinikat kryesore të kirurgjisë plastike në vendin tonë.Kryesisht janë të rinjtë, të themi nga mosha 18-30 vjeç. Femrat më tepër se sa meshkujt.

•Zmadhimi i gjoksit
Nga vitet e shkuara ka rritje të kërkesave. Konkurrencë ka, normalisht nuk është aq e theksuar sa në Itali, megjithatë është e dukshme në vitet e fundit.
Duhet theksuar se Shqipëria nuk ka traditë në këtë fushë, kirurgjia plastike është disi e veçantë e krahasuar me kirurgjitë e tjera, sidomos sa i përket përgatitjes së profesionistit.

Brazili udhëheq këtë fushë edhe Italia është ndër kryesoret pas Amerikës Latine, ku mentaliteti nuk ekziston, por njerëzit duan të operohen dhe kush nuk e bën, ndihet keq. Ama në vendin tonë edhe pse tregu është më i vogël,konkurrenca ekziston dhe është e fortë.

Gjithsesi rimodulimi mbetet i pari me buzët,gjoksin apo botoksin që e ndjekin.

Të ngjashme