Çfarë ndodh me trupin kur ju nuk konsumoni më karbohidrate?

2 vite më parë

Kur hiqni dorë prej tyre, trupi fillon të djegë yndyrna

Menjëherë madje. Duke reduktuar sasinë e karbohidrateve që merrni automatikisht trupi juaj fillon të djegë yndyrnat që ka për të prodhuar energji. “Eat This” sugjeron që të bëni disa ushtrime në mëngjes para se të hani, për të stimuluar trupin të të djegë yndyrnat e depozituara.

Kur hiqni dorë nga karbohidratet, ndjeheni më pak të uritur

Nuk janë kaloritë që ngopion urinë tuaj, janë ushqyesit, fibrat, proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme. Fatkeqësisht këto produkte të gatshme nuk kanë asnjërën pre tyre përveçse mbushin trupin shumë shpejt me kalori. Kështu që pavarësisht sa hani, trupi juaj do të jetë në kërkim të më shumë ushqimi. Pra, do të jeni më të uritur.

“Eat This”sugjeron që të filloni ditët me ushqime me shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme si kosi dhe veza dhe kështu do të reduktoni urinë.

Kur hiqni dorë nga karbohidratet, barku është më i sheshtë

Gjëja e parë që vini re kur hiqni dorë nga ushqime të tilla, dhe i zvëndesoni me ushqime me fibra barku juaj do të sheshohet. Aryseja, mikrobet e mira zhdukin ato “të këqijat” që ne i marrim nga sheqeri. Janë pikërisht këto të fundit që na bëjnë të ndjejmë një bark të fryrë dhe që të na duket më i madh.

Kur hiqni dorë nga karbohidratet, muskujt tuaj janë më të fortë

Pothuajse çdo ushqim në botë është më i shëndetshëm se karbohidratet e thjeshta, që nga hamburgerët dhe mishi, tek kosi dhe akullorja. Kjo për arsyen se këto lloj karbohidratesh nuk kanë proteina, duke bllokuar zhvillimin e muskujve, një kontribues kyç për flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme.

Të ngjashme