Kryefjala Logo

Çfarë ndodh me dashuriçkat e verës kur ktheheni në shtëpi?Përgjigjet psikologjia!

30 Qershor, 2022 | 12:48 pm

Historitë e verës janë të rrethuara nga ajo atmosferë magjie që vetëm vera mund të ofrojë.
Duket gjithçka e bukur, deri në momentet që i paraprijnë kthimit.
Në fakt, është pikërisht aty që gjërat fillojnë të plasariten dhe ti lënë radhën e frikës.

Përfundime të mundshme për historitë e verës:

1-Fundi drastik
Në këtë rast, historia e verës do të përfundojë në vendin ku ka lindur: para përfundimit të festës do të thoni lamtumirë sepse tashmë e dini se do të jetë e vetmja rrugë përpara.

2-Historia e zvarritur
Një tjetër mundësi e shpeshtë është ta mbani historinë me vete për muaj të tërë, duke u dëgjuar në momente të alternuara.
Vjeshtë, dimër, pranverë deri në verë përsëri ku ne e dimë se do të kthehemi në të njëjtat vende pushimi dhe madje mund të fillojmë përsëri historinë.

3-Historia e qëndrueshme
Ky opsion është më i rrallë, por ia vlen të merret parasysh.
Ka disa variabla që kontribuojnë në këtë skenar.
Para së gjithash distanca fizike mes dy të dashuruarve, pajtueshmëria, dëshira për të qenë bashkë.
Të gjitha këto punojnë për një marrëdhënie të mirëqënë dhe solide.

Të ngjashme