Lifestyle
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me pullë të kuqe?
17 Maj, 2022 | 2:31 pm
Të paktën njëherë në jetë ju ka ndodhur të shikoni një ëndërr erotike me dikë dhe kjo nuk do të thotë se doni ta tradhtoni partnerin.
Truri po ju tregon se çfarë ju mungon në jetë, ndërsa intimiteti simbolizon dëshirën tuaj.
Ju shpjegojmë kuptimet :
•Marrëdhënie intime me një të panjohur
Kohëve të fundit a keni bërë dicka jashtë rutinës suaj që kërkon guxim ose kurajo të veçantë?
Epo ai i panjohur ka hyrë në ëndrrën tuaj si dëshmi se ju jeni krenarë për arritjet tuaja.
•Marrëdhënie intime me ish-in
Kështu truri juaj shpëton nga emocionet, sidomos nëse ai ose ajo ju ka lënë.
Nëse jeni në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë.
•Marrëdhënie intime me të njëjtën gjini
Nuk duhet kurrsesi të mendoni se e keni ndryshuar orientimin tuaj.
Jeni krenare për atributet tuaja dhe kjo ëndërr më shumë përfaqëson arritjet tuaja sesa dëshirat intime jo dhe aq normale për ju.