Kryefjala Logo

Çfarë i pengon femrat të kërkojnë atë që duan?

7 Maj, 2022 | 11:21 am

Sipas një sondazhi u zbulua se vetëm 4 nga 10 femra përjetonin kënaqësi në marrëdhëniet intime. Femrat që nuk kanë orgazëm ndjejnë përgjithësisht kënaqësi por ajo që vihet re është kontradikta midis diskutimit “shumë e lirë” dhe “turpit real” tek femrat. Femrat kanë turp të qëndrojnë në disa pozicione që mund t’u sillnin atyre më shumë kënaqësi.

Ndaj duhet gjithmonë të jesh pak ‘egoist’ për ta arritur vetë orgazmën. Femrat besojnë se partneri i tyre duhet të përpiqet ta gjejë pikën e kënaqësisë tek ajo sepse i duket çuditshëm ta bëjë vetë.

Por femrat nuk guxojnë të kërkojnë atë që duan,kanë frikë të guxojnë për të ndryshuar ‘imazhin’. Zgjidhja është komunikimi, por jo gjatë raportit intim që askush të mos ndjehet i dështuar. Mund ta bëni në një moment të qetë për të evituar pakënaqësitë. Gjithashtu gjatë kohës që bëhet dashuri mund të përdoret gjithashtu edhe gjuha e trupit me partnerin.

Të ngjashme