Kryefjala Logo

Çfarë i bën meshkujt tullacë kaq tërheqës për femrat?

22 Mars, 2022 | 12:57 pm

1-Kohët ndryshojnë por ata janë në “modë”
Gjithmonë do ketë meshkuj që do mbeten pa flokë me kalimin e viteve, prandaj syri i njerëzve është mësuar me to. Edhe pse ka metoda të ndryshme për t’i mbjellë flokët, sërish pamja e tyre pa flokë nuk duket keq te të tjerët(sidomos tek femrat)

2-Janë të mirë në shtrat
Shkencërisht është vërtetuar se meshkujt tullacë e kanë të lartë nivelin e testosteronit në krahasim me meshkujt me flokë. Si pasojë, janë më të mirë në intimitet dhe dëshirën e kanë më të madhe për marrëdhënie intime.

3-Nuk të lodhin për pamjen e tyre të jashtme
Këta meshkujt janë shumë praktikë dhe nuk e vrasin mendjen si duken, në krahasim me ata meshkuj që kanë flokë dhe merren shumë me rregullimin e tyre. Meshkujt qerosë duken bukur edhe pa qëndruar para pasqyrës.

Të ngjashme