Çfarë e dërgon një lidhje drejt fundit të hidhur,pra ndarjes?

6 muaj më parë

•E pakënaqura e përjetshme

Në marrëdhënie është e pasigurt. Pa arritur ende të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një familje, fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh gjithmonë. Sapo një shpresë transformohet në zhgënjim, në vend që të konkludojmë se ndoshta veprimet tona ishin të ekzagjeruaka, e vëmë gishtin në dobësitë e partnerit. Të nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetëm, është një sjellje tipike e asaj që ka tendencë t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale.

•Sakrifikuesja

Sakrifica është gjithçka për të. Dikush bën diçka të këndshme për të? Në rastin më të parë ajo tenton “t’ia lajë borxhin”, madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh një dëshirë? Që nga ajo ditë për të bëhet një detyrë. Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër. Shumë përkushtim e mërzit partnerin.

•Vëmendje me çdo kusht

Për të çdo gjë është e gabuar. Ai shkon të luaje letra me miqtë? E bën për ta evituar. E fton në shtëpi për të parë një ndeshje në Tv? Është një egoist. Ajo ankohet për faktin që nuk është në qendër të vëmendjes dhe e bën gjithnjë me faj partnerin. Pasiguria e saj e shtyn të kërkojë ta dominojë. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet në familje, më pas me miqtë dhe së fundi me partnerin. Mekanizëm i personave që megjithëse kanë një koncept të lartë për vetveten është i paaftë të kontrollojë realitetin dhe bën kapriço duke i shkarkuar tek të tjerët pasiguritë e saj. Të lidhë marrëveshje për të është e pamundur. E kundërta e saj. Toleranca e shoqëruar me mirëkuptimin dhe nga pak kompromis.

Të ngjashme