Lifestyle
Çfarë dëmesh po i shkakton ekrani fëmijëve?
16 Maj, 2022 | 1:15 pm
Mjaftojnë dy orë para ekranit për të shkaktuar probleme serioze shëndetësore tek fëmijët dhe adoleshentët.
Studimi i fundit ka vërtetuar sërisht lidhjen e ngushtë midis fëmijëve dhe adoleshentëve në smartphone dhe pajisjet e tjera të këtij lloji,që lidhen ngushtë me problemet e shëndetit.
Sipas studiuesve, një fëmijë që qëndron dy orë ose më shumë para pajisjeve elektronike ka probleme si:
•Dhimbje koke
•Dhimbje shpine
•Dhimbje abdominale
•Depresion
• Nervozizëm
• Marrje mendsh
•Probleme me gjumin
Në studim u përfshinë afro 500 mijë adoleshentë dhe u arrit në konkluzionin që mjaftonin 2 orë për të pasur simptomat si më lart.
Sipas studimeve, mundësitë për të pasur këto simptoma janë 85% te djemtë dhe 110% te vajzat.
Spitalet e fëmijëve kanë thënë se tek fëmijët e vëgjël problemet janë më të dukshme.
Ndaj i bëhet thirrje prindërve të kufizojnë qëndrimin para telefonave dhe televizorit.