Ç’duhet të dini nëse menstruacionet ju vijnë ditët e pushimeve?

2 vite më parë

Sigurisht që ky është makthi i çdo femre në pritje të pushimeve, aq më tepër kur cikli ju zgjat më shumë se 5 ditë. Mirëpo mos mendoni se duke qëndruar në çadër dhe lexuar janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, do e privoni veten nga kënaqësia e kredhjes në ujë dhe noti. Por çfarë duhet bërë kur jeni me menstruacione, zbulojeni si më poshtë.

1. A është higjenike të notosh gjatë menstruacioneve?
Në fakt, nëse përdorni një tampon është jashtëzakonisht e pamundur të përhapet çfarëdo lloj infeksioni. Në rastet kur ndodheni në det nuk përbën problem, por në pishina duhet të bëni kujdes, pasi nuk mund të notoni kur jeni me menstruacione.

2. A ndikon noti tek dhimbjet?
Ushtrimi me intensitet të ulët (si noti), në të vërtetë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve tuaja të menstruacioneve, pasi trupi juaj liron endorfinë, kur ju ushtroni të cilat veprojnë si një ilaç për dhimbje koke .

3. Si t’ja bëni që të tjerët mos ta dallojnë se ju jeni me menstruacione?
Nuk ka asnjë arsye që dikush të dijë se jeni në periudhën tuaj të menstruacioneve. Ju mund të vishni rroba banje me ngjyrë të errët. Prandaj, shijoni pushimet tuaja femra dhe mos e vrisni mendjen.

Të ngjashme