Lifestyle
Çdo mëngjes,astrologu Paolo Fox sjell për ju parashikimet ditore
13 Korrik, 2023 | 11:06 am
Dashi-Dita e sotme e sheh hënën në një aspekt të shkëlqyer edhe nëse kjo javë mbetet paksa nervoze. Ka shumë gjëra për të bërë, por më mirë të mos nxitoheni. Në dashuri lëreni veten pak më shumë.
Demi-Ky është një vit shumë i rëndësishëm për ju dhe do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Kujdes vetëm për disa probleme të vogla për t’u zgjidhur. Në dashuri ka disa shqetësime të vogla.
Binjakët-H ëna hyn në shenjën tuaj dhe ka një dëshirë të madhe për t’u argëtuar edhe nëse për të bërë më shumë gjëra së bashku mund të përfundoni duke u ndier pak i rraskapitur. Mundohuni të mos grumbulloni shumë angazhime.
Gaforrja-Kushtojini vëmendje disa shqetësimeve familjare. Jeni më mirë se në fillim të vitit edhe nëse ka ende pak agjitacion, mbi të gjitha për çështjet e parave. Idetë e mira vijnë në punë.
Luani-Mërkuri mbërrin në qiellin tuaj ndaj prisni përgjigje të mira dhe një konfirmim pune. Ka vetëm pak tension ende në ajër për shkak të Jupiterit të kundërt. Duhet të gjejmë pak qetësi dhe mirëqenie fizike.
Virgjëresha-Mërkuri në shenjën tuaj dhe Jupiteri në aspektin e mirë zgjidhin disa probleme. Përballë Saturnit, megjithatë, sjell disa beteja për të luftuar. Mundohuni të gjeni pak relaksim.
Peshorja-Keni shumë nevojë të ndiheni të dashuruar në këtë periudhë dhe të kaloni pushime të këndshme. Me Venusin e favorshëm, dashuria nis sërish. Ka një rikuperim të mirë psikofizik. Zemrat e vetmuara duhet të kënaqen me disa dalje të tjera.
Akrepi-Pas disa ditësh të rënda vjen pak relaksim dhe rikuperim si një prelud për një fundjavë shumë të veçantë. Ditët e fundit ka pasur disa shqetësime por tani po buzëqeshim sërish. Në dashuri, mos merrni vendime drastike.
Shigjetari-Me Mërkurin në favorin tuaj do jeni më kreativ se kurrë. Mirë në punë por edhe në dashuri ku do të dëshironi të verifikoni stabilitetin e një marrëdhënieje. Vetëm kini kujdes për disa ndryshime të humorit. Gjithë faji i hënës së kundërt.
Bricjapi-Ky është një vit shumë sfidues, i cili megjithatë do të sjellë fitore të mëdha. Vazhdoni kështu sepse keni aftësi të mira veprimi. Në dashuri do ketë afrime me persona të së shkuarës dhe bashkëjetesa apo martesa të mundshme.
Ujori-Sot është më mirë se dje. 48 orët e fundit kanë qenë mjaft të rënda dhe ju keni grumbulluar jo pak lodhje. Mundohuni të jetoni me më pak ankth. Në dashuri ka pakënaqësi dhe madje pak mërzi.
Peshqit-Ky është një qiell i rëndësishëm edhe nëse është shumë i lodhshëm. Kujdes nga polemikat që mund të lindin lehtësisht dhe sot do të duhet të përpiqeni të pajtoheni me ndryshimet e fundit në jetën tuaj. Sukseset e mëdha vijnë në shtator, shikoni të ardhmen me pozitivitet.