Business Travel Agent, kompania GH Dialog ne Tirane, per te rinjte ofron vende pune elitare.

9 muaj më parë

Është kënaqësi që puna jote të bëhet me njerëz të një standarti që bashkëpunojnë me ty për të patur përvojën më të mirë në udhëtimet e tyre. E tillë është dhe puna në kompaninë tonë në projektin më të ri që kemi me pozicione si Business Travel Agent. Personat përgjegjës të këtij pozicioni do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë via e-mail ose telefon me klientë të Business Level të agjensive prestigjoze evropiane.

Çfarë është për tu dalluar në kompaninë tonë është bashkëpunimi me projekte cilësore, të veçanta të cilat janë gjithashtu edhe argëtuese për punonjësit tanë. Projekti i ri i G&H Dialog ‘Business Travel Agent’ është gjithashtu një projekt i vecantë, një eksperiencë që njihet ndërkombetarisht. Kjo, për arsye sepse trajnimi i paguar tek ne është i një niveli të njëjtë me ato të agjensive ndërkombëtare. Punonjësi ynë i fundit është zhvendour në New Yersey, USA në një pozicion të njëjtë si në kompaninë tonë duke qenë se kishte një trajnim dhe eksperiencë të vlefshme.

Ne jemi krenarë për kushtet, rritjen profesionale që I ofrojmë ekipit tone. Le të jetë kjo nisma e më shumë pozicione pune të standarteve evropiane në vendin tonë!

Të ngjashme