Lifestyle
Bursantët e programit One Scholars nisin rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes
1 muaj më parë


Universiteti Amerikan i Bullgarisë përzgjedh fituesit e bursave të ofruara nga One Telecommunications.
Nxënësit që do të nisin studimet në AUBG, do të kenë mundësi që të kryejnë praktika pune në One Telecommunications, përgjatë muajve të verës apo pas përfundimit të studimeve.
“Ndjehem shumë e vlerësuar që përpjekjet e mia për të përthitur në maksimum dije të reja, u shpërblyen përmes ofrimit të kësaj mundësie”, – u shpreh B. Ç. nga Fieri.
Përmes një procesi përzgjedhës, të udhëhequr nga AUBG, u shpallën fituesit e bursave, për vitin e parë të këtij programi. One Telecommunications zhvilloi ceremoninë e shpalljes së fituesve ku nxënësit kishin mundësi të njihen me njeri-tjetrin dhe të hedhin hapin e parë drejt krijimit të komunitetit One Scholars.
Përfaqësuesja Sibel Pipa, nga One Telecommunications, u shpreh se ky moment përcakton edhe krijimin e komunitetit të bursantëve të One Scholars, i cili do të pasurohet vit pas viti me ekselentë të rinj.