Burri që grabiti Kim Kardashian në Paris shpjegon pse u bë ajo shënjestra e tij

3 muaj më parë

Në vitin 2016, bota u zgjua me lajmin se Kim Kardashian u grabit me armë në një hotel në Paris, Francë.
Yunis Abbas, 67 vjeç, ishte një nga pesë personat përgjegjës për vjedhjen e vitit 2016.

Grabitja ndodhi në Hôtel de Pourtalès në Francë, ku ylli i showbizz-it kishte qëndruar për Javën e Modës në Paris.
Përllogaritet se rreth 10 milionë dollarë bizhuteri u vodhën nga burrat e maskuar, të cilët ishin të gjithë në të 60-at dhe 70-at e tyre, pasi hynë në dhomën e saj të hotelit, e lidhën atë dhe i mbyllën gojën dhe sytë me shirit.

Grabitësi i Kim Kardashian në Paris tani ka treguar pse ishte ajo në shënjestër.
Në një intervistë në gusht për VICE News, Abbas foli sinqerisht për ngjarjet që çuan në grabitje dhe pse ai i kishte vënë syrin Kardashian.
“Shkova në internet dhe pashë bizhuteritë e saj. E pashë unazën e saj. E pashë që ajo e tregoi atë kudo”, tha Abbas.

“Ne e dinim këtë informacion përmes mediave sociale. E dinim që ajo do të vinte për Javën e Modës, kështu që shkuam atje për të bërë një zbulim që të ishim të sigurt.”
Abbas shkoi në detaje se si ai dhe burrat e tjerë arritën të hynin në hotel dhe të gjenin Kardashian.

“Ne hymë nga dera e vogël që ishte e hapur nga brenda, sapo hymë, morëm kontrollin e portierit,” tha ai.
“Ne e mundëm atë, e lidhëm. Më pas kërkuam çelësat e dhomës së gjumit ku ajo qëndronte.”

Abbas vazhdoi duke thënë se ai vendosi të qëndronte në holl, ndërsa burrat e tjerë “u ngjitën lart për të shkuar në dhomën e zonjës Kardashian” ku “morën bizhuteritë”.

Pas sulmit, Abbas shpjegoi se ai dhe burrat e tjerë ishin në gjendje të largoheshin sepse asistentja e Kardashian “thirri 911 në Shtetet e Bashkuara”

Policia franceze nuk u njoftua menjëherë, duke u dhënë atyre kohë për të ikur.
Abbas, i cili kreu 22 muaj burg përpara se të lirohej para kohe për rrethana shëndetësore, u kap përfundimisht për shkak të ADN-së së lënë pas në vendngjarje.

Më vonë në intervistë, Abbas tha se “nuk e njihte vërtet” Kim Kardashian, por ishte më i vetëdijshëm për bashkëshortin e saj të atëhershëm Kanye West.

“Mendova, ‘Ajo ka shumë para. Asaj zonje nuk i intereson fare’,” tha ai.
Abbas pretendoi se nuk ndjen ndonjë “faj” për grabitjen e Kardashian.
Mungesa e fajit të Abbas buronte nga besimi i tij se Kardashian nuk i meritonte paratë që kishte.

“Pashë një nga emisionet e saj ku hodhi diamantin e saj në pishinë, në atë episod të Keeping Up With the Kardashians. Mendova, “Ajo ka shumë para. Kësaj zonjë nuk i intereson fare”, tha ai. .
“Meqenëse ajo po hidhte para, unë isha atje për t’i mbledhur dhe kaq. Fajtor? Jo, nuk më intereson. Nuk më intereson.”
“Sigurisht, ajo duhet të ketë qenë e traumatizuar. Nuk e dyshoj”, deklaroi Abbas.

Më pas ai këshilloi që të famshmit duhet të jenë “pak më pak të ekspozuar ndaj njerëzve që nuk mund ta përballojnë atë”, duke shtuar se “për disa njerëz, kjo është provokuese”.
Burimi:YourTango

Të ngjashme