Kryefjala Logo

Burri ndez rrjetin pasi i tha gruas që të mos e vendosë fëmijën në shtrat me të kur ajo të shkojë në punë

15 Shtator, 2022 | 12:42 pm

Një burrë ka nisur një debat mes përdoruesve të internetit pasi i tha gruas së tij që të mos e linte fëmijën e tyre në shtrat me të kur ai ishte duke fjetur.

Burri besonte se kishte të drejtë por zemërimi që ndjeu nga gruaja e tij e bëri të ndihej ndryshe…
Të dy shkojnë në punë në orare të ndryshme ndaj duhet të alternohen duke u kujdesur për fëmijën e tyre 5 muajsh.

Zakonisht kur gruaja niset për në punë në mëngjes, burri është ende në gjumë.
Djali shpesh zgjohet duke qarë në krevatin e tij dhe nuk është në gjendje të flejë përsëri dhe duke qenë se burri bën një gjumë të rëndë, ai nuk është në gjendje të zgjohet derisa bebushi ka qarë për një kohë të gjatë.

Si rezultat, gruaja e burrit e vendosi fëmijën në shtrat me burrin e saj në mënyrë që i vogli të ndalonte së qari.
Burri shpjegoi motivin e tij të refuzimit duke thënë se:
“Për fat të mirë nuk ka ndodhur ende asgjë e keqe, por unë i di rreziqet e vendosjes së një fëmije në një shtrat normal me një të rritur që fle.Djali zvarritet dhe unë jam i shqetësuar se ai mund të bjerë nga shtrati dhe të lëndojë veten.”

Burri i ka shprehur frikën e tij gruas dhe e këshilloi që ta linte djalin në krevat fëmijësh edhe nëse ai po qan.
Gruaja e tij nuk e vlerësoi mendimin e tij dhe u kthye në një debat mes çiftit.
“Ime shoqe u mërzit dhe tha se nuk mund ta lërë atë të qajë dhe tha se jam një baba i keq që nuk e dëgjoj dhe të zgjohem kur djali është në shtrat, duke thënë se nëse do të ishte ajo, ajo do ta dëgjonte menjëherë”-vazhdon tregimin ai.

Pas kërkesës së gruas,burri u përgjigj duke pretenduar se ajo po tregohej irracionale dhe se djali mund të lëndohej rëndë.

Më pas, ai e pyeti në mënyrë retorike nëse donte që fëmija i tyre të lëndohej.
Pas zënkës së tyre, gruaja ishte mjaft e mërzitur me burrin e saj.
“Ajo u çmend shumë dhe ka shkuar të qëndrojë me motrën e saj për disa ditë dhe ka marrë djalin me vete dhe nuk është përgjigjur në mesazhet apo telefonatat e mia.”
Ishte aq e zemëruar sa ajo ende nuk ishte kthyer në shtëpi dhe kjo ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë.
Ju kujt i jepni të drejtë?

Burimi:YourTango

Të ngjashme