Kryefjala Logo

Burri i propozoi i dehur të dashurës dhe ndryshon mendje muaj më vonë

15 Tetor, 2022 | 1:31 pm

“Kam më shumë se 5 vjet që jam me partnerin tim.
Unë u transferova në shtëpinë e tij me fëmijët e mi nga lidhja e mëparshme pas disa vitesh.
Ai punon shumë larg, ndonjëherë disa muaj larg, shkruan ajo.
Kur burri bëri propozimin, ai u tregua pak i ngathët, kështu që gruaja e mendoi atë si një çështje për të qeshur.

Gruaja i kërkoi burrit që t’i propozonte kur ishte i sigurt, por ai qëndroi këmbëngulës.
Ajo kërkoi edhe një herë të rishikonte propozimin e tij, por ai mbeti i sigurt kështu që ajo tha, “po”.

Menjëherë pas kësaj, ai u largua në një nga udhëtimet e tij të punës që zgjati disa muaj dhe kur ai arriti tek ajo, ata vendosën të bënin njoftimin e tyre.

“I thamë të gjithë familjes, të gjithë ishin vërtet të lumtur për ne,familja ime veçanërisht pasi marrëdhënia ime e mëparshme ishte shumë abuzive,” shpjegoi gruaja.
Edhe një herë, ai u largua në udhëtimin e tij të punës dhe pas disa muajsh, ai ndryshoi mendjen për martesën.

Burri tha se e donte gruan, por nuk donte të martohej me të.
Gruas padyshim se i është thyer zemra pasi ai ndërpreu fejesën e tyre.
Ajo tregoi se ishte kundër idesë për t’u martuar derisa takoi të dashurin e saj aktual.
Ndërsa ai donte të prishte fejesën, burri nuk kishte asnjë plan për t’u ndarë dhe mendoi se ajo duhet të mbante ende unazën e saj.

“Ai ende dëshiron që unë të mbaj unazën, por mua më duket si një shenjë pronësie pa angazhim. Ai do të kthehet në shtëpi së shpejti dhe unë po mendoj seriozisht ta kthej unazën”, shtoi gruaja.
Ju si do vepronit?

Burimi:YourTango

Të ngjashme