Lifestyle
Blue Taxi Tirana, standarte të larta shërbimi dhe kujdes për ambjentin me makinat 100% elektrike.
5 muaj më parë


Ka gati një vit që rrugët e kryeqytetit u ndezën nga ngjyrat dhe dezajni i makinave të reja të kompanisë Blue Taxi Tirana, një nismë biznesi por edhe zhvillimi të një shërbimi që po i afrohet standarteve të botës së zhvilluar. Flota e makinave Hyundai dhe Volkswagen të veshura me një dezajn të animuar bënë që të kthejnë kokën të gjithë.
Ishte hera e parë që kryhej një investim me makinat 100% elektrike të cilat kanë një super impakt mbi ambjentin. Falë tyre ajri nuk ndotet si me makinat me karburant. Por Blue Taxi Tirana nuk u mjaftua me kaq, jo vetëm green impact por edhe standarti i lartë i shërbimit që nga prenotimi i taksisë dhe deri tek përmbyllja e shërbimit, bëri që klientët ta kenë në telefon numrin e tyre në mes të kontakteve më të përdorur. Makina moderne, dinamike, komode për pasagjerët dhe gjithmonë 100% elektrike. Një biznes që mendon për komoditetin e lëvizjes së qytetarëve, ka zgjedhur gjithashtu të jetë në ndihmë edhe të cilësisë së jetës së tyre, duke investuar në automjete elektrike me impakt pozitiv në natyrë.
Ndërkohë që taksitë me animacion i japin jetë Tiranës dhe qyteteve ku udhëtojnë, Blue Taxi Tirana po mendon seriozisht që kjo flotë të rritet gjithnjë e më shumë, kur dikush thotë : Taksi, të gjithë presin që tek këmbët tu mbërrijë një Blue Taxi Tirana.