Kryefjala Logo

Big Brother krijon varësi tek shikuesit njësoj si droga

17 Prill, 2023 | 11:21 am

Psikologjia e një fenomeni si Big Brother ka qenë dhe mbetet objekt studimi. Në lidhje me Big Brother Albania VIP revista Monitor mes një sërë pyetjesh ka marrë mendim edhe profesionistëve të psikologjisë mbi këtë “marrosje” kombëtare për lojën televizive.
Marsi Simo, sociologe thotë për Monitor se Big Brother gjithmonë merr vëmendje tek vendet të cilat janë të varfra dhe ku papunësia është në kulm.

“Këtë gjë mediat e shfrytëzojnë maksimalisht duke na e shërbyer këtë show gjatë dimrit, ku lëvizjet janë më të pakta. Rivalitetet, historitë e dashurisë, dramat që po krijohet në vazhdim, mund t’u japin disa individëve një ndjenjë të të qenit të gjallë dhe produktiv. Drama mund të bëjë të sekretoni endorfinë (zinxhirë proteinikë prodhuar nga vetë trupi, të cilat janë përgjegjëse për stimulimin e zonave të trurit që prodhojnë kënaqësi në trup). Kjo kënaqësi është krahasuar shpesh herë nga psikologët dhe studiuesit, e ngjashme me kënaqësinë nga droga. Nëse njeriu ka diçka ose dikë për të cilin mund të zemërohet, kjo mund ta ndihmojë të shkëputet nga shikimi i thellë i vetes dhe problemeve që ka në realitet.”-pohon znj. Simo./ Monitor

Të ngjashme