Lifestyle
Bëni thonjtë çdo muaj? Me siguri që nuk dini gjithçka!
2 vite më parë

Dielli gjatë verës e dëmton lëkurën sidomos nëse nuk merrni masa për të mbrojtur veten.
Tani mendoni pak çfarë ndodh me rrezet UVA që lëshon pajisja që përdoret për tharjen e xhelit!
Rrezet UVA thajnë lëkurën.
Një studim ka zbuluar se forca nga llambat LED (brenda panisjes që than xhelin) është 4 herë më e fortë se rrezet normale të diellit.
Ama për ju vajza që nuk mund të rrini pa xhelin çdo muaj,sugjerimi ynë është përdorimi i dorezave të bëra nga një material i veçantë që ka dioksid titaniumi.
Nëse nuk i gjeni dot atëherë mund të prisni gishtat e dorezave të zakonshme ose të aplikoni krem me filtra mbrojtës në kurrizin e duarve tuaja para procesit të manikyrit.