Lifestyle
Bëni ç’të doni në dhomën e gjumit…por këto gjëra jo
6 Mars, 2022 | 2:17 pm
Punë
Në mënyrë absolute nuk këshillohet që të punosh mbi një projekt me anë të laptopit apo smartphone – it në dhomën e gjumit. Kushtet e dhomës nuk ofrojnë mundësi të mira për të punuar edhe pse në ditët e sotme 80 % e profesionistëve të rinj pranojnë se punojnë në dhomën e gjumit.
Kafshë
Sipas studimeve të fundit thuhet se kafshët lëvizin shumë herë gjatë natës dhe nuk të krijojnë mundësi për gjumë të qetë. Veç kësaj ato sjellin me vete pluhur, polene të ndryshme të cilat janë shkaktarë për të përhapur alergjitë.
Ushqimi
Tingëllon mirë kur mendon të të sjellin mëngjesin në shtrat, por nga ana tjetër kjo nuk është aspak higjenike. Në mënyrë absolute nuk këshillohet konsumimi i ushqimit në shtrat, pasi nuk i përket dhomës së gjumit.
Telefoni
Justifikime të tilla si: e mbajmë telefonin pranë për alarmin e mëngjesit, tashmë janë te kota. Çdo zile është një shqetësim për gjumin, pasi vështirë të flini sërish të qetë. Drita blu e telefonit mund të shkaktojë shqetësime të hormoneve të cilat ndikojnë në gjumë të parehatshëm.