Bëhemi njerëz më të mirë apo më të këqij me kalimin e kohës?

3 muaj më parë

Një grup me psikologë gjermanë dhe amerikanë kanë realizuar në Universitetin e Huston një studim në vitet 1960. Studentët e asaj kohe u vunë përballë testeve të ndryshme për vetëbesimin, stabilitetin emocional, aftësitë në udhëheqje, ndjeshmërinë etj. Pjesë e këtij studimi u bënë 400.000 persona, por deri në fund të studimit qëndruan vetëm 2000 persona.

Pas 50 vitesh, pra së fundmi, këta individë iu nënshtruan të njëjtave teste dhe rezultatet ishin shumë më të larta. Ata shfaqen më të saktë, më të pjekur, më sensitivë dhe të ndjeshëm ndaj ndjenjave të personave të tjerë. Megjithëse tek disa ndryshimet ishin më të ndjeshme, e tek të tjerë më pak, sërish kishte diferencë të madhe mes personalitetit të tyre në adoleshencë, nga ai aktual. Studimi u publikua në ‘Journal of Personality and Social Psychology’.

Të ngjashme