Lifestyle
Bebushat kur qajnë duan këtë gjë
25 Maj, 2022 | 11:28 am
Frika më e madhe e nënave të reja është kur fëmija fillon të qajë e nuk dinë çfarë të bëjnë që ta qetësojnë.
Në fillim duhet të kuptohet nga vjen problemi e më pas mund të provoni mënyra të ndryshme për ta qetësuar dhe ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla si më poshtë:
•Shtyje që të thithë biberonin fallco
•Ktheje me shpinë përmbys dhe fërkoje me ngadalë
•Vendose në një karrige lëvizëse dhe mundohu ta tundësh që të qetësohet duke i folur me të qetë
•Mbaje në krahë teksa ecën nëpër shtëpi sepse e qetëson dhe e vë në gjumë.
•Vendos zhurmë në sfond si fshesën e korentit, tharësen e flokëve ose dallgë deti që mund ti gjeni shumë lehtë në Youtube pasi këto zhurma janë relaksuese.
•Këndo një këngë që ja këndoje qëkur e kishe në bark
•Ngroh ambientin, hiqi rrobat dhe bëji një masazh me vaj livandoje sepse e qetëson dhe i sjell gjumë.