Lifestyle
Babai habit internetin me ultimatumin që i dha vajzës përpara se të pranonte të paguante për shkollën e saj
4 Shtator, 2022 | 12:09 pm
Babai tha se nuk do të paguante për shkollën e vajzës së tij nëse ajo nuk pajtohej me familjen e tij.
Ai e nis shkrimin e tij duke thënë se ka një vajzë 19-vjeçare.Ai është i ndarë me nënën e vajzës dhe ka krijuar një tjetër familje.
Marrëdhënia përfundoi kur shoqja e gruas së tij i tha se ajo po i dërgonte mesazhe disa djemve pas shpinës së tij.
Tani që vajza është 19 vjeç dhe ka filluar shkollën,marrëveshja që ai dhe ish-gruaja e tij bënë ishte se pagesat do të ndaheshin mes tyre.
Burri thotë se është rimartuar që kur vajza e tij ishte gjashtë vjeç, por pretendon se ish-gruaja e ktheu vajzën kundër gruas së tij dhe djalit që ata kanë.
“Ajo i përjashton ata,sa herë që kalon natën tek unë thjesht do të flasë me mua ose do të shkojë në dhomën e saj nëse familja ime ndodhet aty pranë”,duke shtuar se Arieli dhe gjysmëvëllai i saj nuk kanë asnjë lidhje.
Kur vajza organizoi një festë për diplomimin e shkollës së mesme, ajo ftoi babanë e saj, por jo familjen e tij.
Kohët e fundit ish-gruaja kontaktoi për të pyetur se kur do t’i paguante vajzës shkollimin , duke shpjeguar se ajo kishte paguar tashmë semestrin e parë.
Ai i tha asaj se nuk do paguante më..
Ai i tha ish-gruas se ajo duhej të ndalonte së ushqyer me gënjeshtra vajzën nëse donte që ai të përfshihej.
Madje të njëjtën gjë ja tha dhe vetë së bijës.
Kjo histori ka ndezur komentuesit në pro dhe kundër këtij vendimi,po ju si mendoni?