Lifestyle
Astrologu Paolo Fox,bën parashikimin e yjeve për kuriozët e horoskopit
16 Mars, 2023 | 10:28 am

Dashi-Sot favorizohen takime të reja dhe mund të jetë dikush që mund të bëjë që zemra t’ju rrahë sërish.
Në punë është një ditë shumë interesante për të nisur projekte të reja.
Demi-Sot hëna e favorshme ju bën më empatik dhe të etur për dashuri se kurrë. Përfitoni nga kjo valë pozitiviteti dhe përfshihuni në punë sepse keni mbrojtjen e yjeve.
Binjakët-Në dashuri ne kemi nevojë për vëmendjen më të madhe sot, sepse grindjet janë afër.
Në punë filloni të mendoni për të ardhmen me zgjedhje vendimtare që do të ndryshojnë jetën tuaj për mirë.
Gaforrja-Sot po vijnë pak polemika, sidomos në jetën private, ndaj bëni kujdes. Në punë ka disa probleme por gjithçka mund të zgjidhet.
Luani-Në këtë ditë na duhet pak më shumë maturi në dashuri, veçanërisht nëse lidhja ka lindur së fundmi.
Në punë jeni gjithmonë në rrugën e duhur, por ndoshta duhet t’i kushtoni pak më shumë kohë vetes.
Fundjava do jetë shumë e bukur, shfrytëzojeni sa më shumë.
Virgjëresha-Nëse jeni ende beqarë mund të filloni një lidhje të re pa shumë angazhime.
Në punë ka shumë gjëra për të bërë por me angazhimin e duhur dhe ndihmën e kolegëve do të arrini të përfundoni të gjitha projektet
Peshorja-Në këtë ditë vjen një hënë e bukur për t’ju dhënë emocione të reja, ndaj lëreni veten të dashuroheni. Në punë vijnë projekte të reja interesante.
Akrepi-Ky qiell është i bukur për sferën sentimentale.
Lëreni dhe shijoni momentin. Në punë gjithçka po shkon mirë ndaj vazhdoni kështu.
Shigjetari-Sot me këtë hënë disonante përpiquni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët.
Në punë ka ende çështje për të zgjidhur dhe disa ngjarje të paparashikuara por gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim.
Bricjapi-Në dashuri vjen një moment qetësie pas kaosit të ditëve të fundit.
Në punë, nëse shfaqen probleme apo pengesa, do jetë më mirë t’i përballoni me guxim dhe pa shumë frikë.
Ujori-Dashuria kthehet në jetën tuaj dhe ju jep një qetësi të përtërirë.
Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të përpiqeni të zbutni të metat tuaja, siç është padurimi, që mund të prishë marrëdhënien tuaj me kolegët.
Peshqit-Kjo ditë fillon mirë, por pasdite do të ndiheni pak të zhytur në mendime.
Në punë, është koha të përpiqeni më shumë dhe të tregoni se çfarë vleni.