Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox sot flet shkurt për çdo shenjë

3 Korrik, 2022 | 2:02 pm

Dashi-Në dashuri duhet të jeni më të sinqertë me partnerin. Nëse ka probleme, flisni dhe kërkoni një zgjidhje. Në punë do arrini të realizoni me sukses një projekt.

Demi-Kini kujdes në dashuri sepse yjet flasin për ndonjë grindje, më mirë të shmangni debatin për gjëra të kota. Mos ndërmerrni shumë rreziqe në punë, më mirë bëni kujdes.

Binjakët- Në dashuri ka disa pasiguri, por ju duhet të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Në punë ka një nxitje të madhe ndaj përfitoni nga ky moment për të bërë diçka më shumë.

Gaforrja-Ju gjithmonë keni shumë probleme, por shpesh janë të gjitha në kokën tuaj. Mos i nxisni gjërat shumë në dashuri. Në punë, mendoni mirë përpara se të flisni.

Luani-Në dashuri mund të ketë një krizë të vogël, por gjejeni zgjidhjen e saj duke parë përreth. Në punë, merrni një moment për t’u çlodhur për të shijuar një ditë në plazh dhe për të hequr kokën.

Virgjëresha-Hëna ju jep një nxitje të këndshme emocionale ndaj nëse jeni beqare, mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, bëjeni veten të dëgjoheni nëse të tjerët nuk ju dëgjojnë.

Peshorja-Në dashuri hëna ju mbështet, ndaj lëre veten të shkojë në emocionet e momentit. Në punë duhet të keni më shumë vlerë.

Akrepi-Hëna është e favorshme kështu që dashuria mund të lulëzojë edhe nëse jeni gjithmonë shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Në punë, edhe nëse stresi është i madh, realizoni projekte.

Shigjetari-Dashuria është pak e ndrydhur , ndaj kushtojini vëmendje. Në punë është më mirë edhe nëse tani është koha për të marrë një pushim.

Bricjapi-Në dashuri duhet të qëndroni të qetë dhe të mos jeni të pamëshirshëm në dëshirën për të gjetur dikë nëse jeni beqar. Në punë, para se të bëni një lëvizje, shikoni mirë gjithçka.

Ujori-Dita e sotme është shumë interesante nga pikëpamja emocionale, kushtojini vëmendje vetëm nëse keni të bëni me një dem apo akrep. Ka sfida të reja në punë por ju jeni gati t’i përballoni ato.

Peshqit-Orët e pasdites mund të jenë paksa nervoze në dashuri.
Më mirë të mos bini në provokime. Në punë ju duket gjithmonë e vështirë por thjesht duhet të besoni pak më shumë tek vetja.

Të ngjashme