Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox sjell për ju parashikimin e yjeve për ditën e sotme

1 vit më parë

Dashi-Hëna është përballë sot ndaj vëmendje maksimale në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë ndiheni të lodhur ndaj është mirë të shmangni ngarkesat.

Demi-Beqarët mund të kenë takime interesante ndaj mbajini sytë hapur. Në nivel biznesi, nëse ka pasur ndonjë problem zgjidhja e tij sot do të jetë tepër e thjeshtë.

Binjakët-Mos i ekzagjeroni diskutimet me partnerin, por përpiquni të zvogëloni gjithçka. Në punë i keni në favor yjet dhe mund të bëni gjëra të mëdha.

Gaforrja-Në dashuri ka pak humor të keq, por përpiquni të mos ndikoheni shumë nga diskutimet. Lajmet e mira më në fund erdhën në punë.

Luani-Kjo nuk është koha ideale për dashuri, por do të rregullohet. Në punë kushtojini vëmendje marrëdhënieve me kolegët.

Virgjëresha-Qielli flet për emocionet dhe duhet të përfitoni nga kjo ditë për të bërë diçka të bukur me të dashurin tuaj. Ka kaq shumë për të bërë në punë dhe ju duhet të vazhdoni ti jepni forca.

Peshorja-Hëna është në shenjën tuaj kështu që periudha është e mrekullueshme për ndjenjat
Në punë ka ende disa dyshime dhe duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Akrepi-Prisni të keni një takim të veçantë në këtë ditë ose në fundjavë .
Në punë lodhja është e madhe ndaj merrni disa ditë pushim mëse të merituara.

Shigjetari-Nëse zemra juaj është e ndarë mes dy personave, do të ishte më mirë të bënit një zgjedhje menjëherë. Në punë ka pak stres dhe lodhje por nga nesër do jetë më mirë.

Bricjapi-Ka pak stres sentimental por do të përmirësohet së shpejti. Në punë ka shumë përgjegjësi dhe ju po filloni ta ndjenj paksa presionin.

Ujori-Diskutimet janë afër, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me partnerin tuaj. Në punë dëshironi të ndryshoni por për momentin ju këshillojmë pak durim.

Peshqit-Prisni emocione të mira në fundjavë.
Në punë bëhuni gati sepse do të vijnë lajme të mëdha dhe do të ketë një kthesë për të bërë një ndryshim të bukur.

Të ngjashme