Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox sjell parashikimin për ditën e martë

7 Qershor, 2022 | 12:59 pm

Dashi-Me këtë hënë të bukur, sot është një ditë ideale për ndjenja dhe për të njohur dikë të ri. Në punë është një kohë kur do të kërkohet mundi juaj në maksimum.

Demi-Kjo është koha e duhur për të bërë atë hap përpara në dashuri dhe për të nisur një bashkëjetesë . Kushtojini vëmendje sferës financiare në punë.

Binjakët-Sot do të keni një bisedë të vështirë, por të nevojshme me partnerin. Në punë fillon të bëhet gjithnjë e më mirë dhe shpërblimet do të vijnë shumë shpejt.

Gaforrja-Sot dashuria do t’ju befasojë kështu që lëre veten të lirë. Në punë nis një projekt i ri i rëndësishëm për të cilin do të jeni krenarë.

Luani-Lajmet e mira të dashurisë do të vijnë të enjten dhe të premten. Në punë Saturni ju ngacmon, por Jupiteri është në anën tuaj.

Virgjëresha-Kjo ditë duhet shfrytëzuar maksimalisht, sidomos në dashuri. Në punë ka nevojë për një riorganizim të thellë të angazhimeve dhe planeve tuaja.

Peshorja-Për dashurinë kjo kohë është paksa stresuese, por duhet të shtrëngoni dhëmbët. Qëndroni të qetë edhe në punë se jeni në fije të perit.

Akrepi-Kjo ditë është paksa e veçantë për dashurinë dhe mund të diskutoni me partnerin. Në punë duhet durim,shumë durim.

Shigjetari-Në dashuri do të duhet të përballeni me disa lajme ndaj bëhuni gati tani. Në punë përgjegjësitë janë të shumta dhe mund të ndiheni pak nën presion.

Bricjapi-Kjo ditë do jetë pak më pozitive se dita e djeshme por duhet të keni gjithmonë shumë durim si në dashuri ashtu edhe në punë. Ju bëni mirë të filloni nga e para në çdo kuptim.

Ujori-Problemet e dashurisë duhet të adresohen menjëherë dhe jo të zvarriten me kalimin e kohës.
Në punë jeni gjithmonë në kërkim të gjërave të reja dhe mirë bëni.

Peshqit-Merr pak kohë për veten dhe për të kuptuar se çfarë dëshiron në dashuri. Në punë do të merrni atë propozim që keni pritur prej kohësh,urime!

Të ngjashme