Lifestyle
Astrologu Paolo Fox sjell parashikimin e yjeve
2 Qershor, 2022 | 11:26 am

Dashi-Në këtë ditë yjet këshillojnë që të shikoni përpara dhe të hiqni dorë nga historitë që duket se nuk shkojnë askund. Në punë ka shumë angazhime por nëse menaxhohen mirë mund t’ju sjellin kënaqësi të madhe
Demi-Ju keni Merkurin në shenjën tuaj,ndaj është koha perfekte për takime. Në punë duhet të bëni edhe gjërat që nuk ju pëlqejnë.
Binjakët-Në këtë ditë të dytë të qershorit, ndjenjat bëhen të rëndësishme. Për sa i përket punës mund të ketë një ndryshim ndaj vëmendje.
Gaforrja-Ky është një qiell që favorizon marrëdhëniet dhe hëna në shenjën tuaj ju ndihmon nga ky këndvështrim.
Në punë ka nervozizëm dhe ndiheni paksa të presionuar.
Luani-Në dashuri ka diçka për të sqaruar kështu që shfrytëzojeni këtë ditë për të thënë atë që mendoni për partnerin tuaj. Në punë ka pak konfuzion por shumë shpejt do të arrini ta përfundoni një projekt.
Virgjëresha-Duhet të përfitoni nga kjo ditë për të përjetuar një emocion të ri që fal dashuria. Në punë nëse keni një biznes në zhvillim do të keni suksese të mëdha.
Peshorja-Në këtë ditë ka disa dyshime dashurie dhe duhet të prisni deri në fund të muajit për të pasur pak më shumë qetësi. Në punë shumë gjëra kanë ndryshuar, por të jeni të lumtur për këtë.
Akrepi-Dita e sotme është mjaft nervoze nga pikëpamja e dashurisë, kujdes.
Në punë, nëse keni një propozim për të bërë, bëjeni por me shumë kujdes.
Shigjetari-Jeni në një situatë shumë të qetë në dashuri dhe në fundjavë ndjenjat do jenë edhe më të favorizuara.
Në punë projektet e reja që kanë mbetur të papërfunduara deri tani do të kenë mundësi të bëhen realitet.
Bricjapi-Nëse jeni beqar mund të keni mbledhur pak pikëllim, por duhet të mësoni të shikoni përpara.
Në punë keni shumë dyshime por është koha për të zgjedhur drejtimin tuaj.
Ujori-Ka shumë gjëra për të sqaruar në marrëdhënien tuaj ndaj përfitoni nga rasti për të biseduar me partnerin tuaj.
Në punë keni Saturnin që ju ngacmon por nuk duhet të dorëzoheni.
Peshqit-Hëna është e favorshme dhe ju lejon të përjetoni emocione të forta.
Në punë shkoni drejt në rrugën tuaj sepse e dini më mirë se kushdo se çfarë dëshironi për veten tuaj.