Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox sjell parashikimin e yjeve për secilën shenjë

21 Shtator, 2022 | 10:41 am

Dashi-Me këtë hënë të bukur do të ketë një mënyrë për të përjetuar shumë emocione.
Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim por si fillim duhet të bëni një plan veprimi shumë specifik.

Demi-Ka pak lodhje që ndjehet edhe në dashuri. Në punë ndaloni për pak kohë.

Binjakët-Gjithçka po shkon mirë,
sidomos në sferën e dashurisë.
Në punë është më mirë të mos keni ankth për të dëshiruar gjithçka.

Gaforrja-Mos kini frikë ta lini veten të dashuroheni dhe në punë ka nevojë për më shumë angazhim sidomos nëse në ekipin tuaj është dikush me shenjën e Akrepit.

Luani-Keni qenë beqarë për një kohë? Përpiquni të hapeni më shumë ndaj dashurisë edhe sepse qielli flet për takime të reja.
Në punë duhet të gjeni zgjidhjen e duhur për problemet tuaja.

Virgjëresha-Ndjenjat do të rriten gjatë fundjavës ndaj shijoni këto emocione të forta.
Në punë nëse keni ndonjë kërkesë për të bërë tani është koha e duhur.

Peshorja-Kjo ditë ka të bëjë me dashurinë prandaj ndaloni të gjitha format e negativitetit.
Në punë gjithçka po ecën në mënyrën më të mirë por ka ende shumë ndryshime rrugës.

Akrepi-Ka pak mërzi në dashuri por do të ketë ende një mënyrë për të bërë takime të reja.
Sot në punë është ditë delikate pasi gjërat duket se po ecin ngadalë.

Shigjetari-Me hënën dhe diellin në favor do të mund të përjetoni emocione të bukura.
Në punë do të ishte më mirë të bëni kujdes nga shpenzimet.

Bricjapi-Një lajm i mirë për dashurinë. Hëna ju shtyn të vendosni një gur mbi të kaluarën dhe të vazhdoni përpara. Bashkëpunimet e reja janë gati të mbërrijnë në punë.

Ujori-Hëna është përballë dhe sjell gjithashtu një lodhje të fortë që do të ndjehet në çift.
Në punë duhet të tregoni durim.

Peshqit-Në dashuri përpiquni të sqaroheni dhe kërkoni pasionin me partnerin.
Në punë vëmendje parave se nuk vijnë pa u lodhur.

Të ngjashme