Lifestyle
Astrologu Paolo Fox sigurohet çdo mëngjes të sjellë horoskopin i pari
26 Tetor, 2022 | 10:47 am
Dashi-Në këtë ditë duhet shumë maturi në dashuri dhe në punë, prisni lajme të mira.
Mos u demoralizoni,ju gjithmonë dini si ti përballoni stuhitë.
Demi-Ju jeni pak lëmsh në kokën tuaj, por përpiquni të mos jeni shumë të ashpër me partnerin tuaj.
Në punë do keni mundësi të provoni eksperienca të reja.
Binjakët-Kjo ditë është shumë interesante për ndjenjat dhe po ndiheni veçanërisht mirë sot.
Në punë çdo gjë duhet vlerësuar me shumë kujdes.
Gaforrja-Kjo ditë ju sheh të fortë në sferën sentimentale.
Në punë mund të rrezikoni disa investime por gjithmonë me ndihmën e ekspertëve.
Luani-Këto ditë ju shohim me një humor të luhatshëm.
Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos bëni lëvizje të rrezikshme.
Virgjëresha-Nëse ka diçka që nuk shkon në çift, përpiquni të kuptoni se çfarë është. Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim.
Peshorja-Kjo ditë ofron emocione të bukura,ka vetëm pak nervozizëm në punë, por asgjë shumë serioze.
Akrepi-Në dashuri mund të kaloni mirë edhe nëse nuk keni një partner të qëndrueshëm pranë jush.
Në punë gjithçka po shkon si duhet.
Shigjetari-Sot me hënën në shenjën tuaj flitet për emocione të forta.
Në punë shikoni përpara dhe jo të shkuarën.
Bricjapi-Keni një mundësi të mirë për të gjetur më në fund dashurinë që keni pritur kaq gjatë.
Në punë dëshironi një revolucion dhe jeni gati të ndryshoni gjithçka.
Ujori-Sot është një ditë e veçantë dhe keni idenë se gjithçka po ju shkon keq.
Jeni shumë të lodhur në punë.
Peshqit-Rikthehu në lojën e dashurisë pa shumë frikë.
Në punë është koha të shkëlqeni dhe t’u tregoni të gjithëve se kush jeni në të vërtetë.