Astrologu Paolo Fox shuan çdo dyshim me këto parashikime

1 muaj më parë

Dashi-Kjo e hënë sjell pak konfuzion në jetën tuaj private por do të rikuperoheni nga nesër.
Në punë do arrini të filloni bashkëpunime të reja.

Demi-Emocionet e bukura vijnë për zemrat e vetmuara dhe gjithashtu mundësia për t’u rikthyer në lojë.
Në punë, lajme të mira po vijnë, sidomos me fillimin e muajit të ri.

Binjakët-Në dashuri jeni pak të pasigurt sepse thjesht nuk mund të kuptoni se çfarë mendon partneri juaj.
Në punë, është koha të jeni të kënaqur dhe të mos prisni shumë nga vetja.

Gaforrja-Mos u nervozoni shumë sot, dashuria do të japë akoma emocione të bukura, thjesht mbajini këmbët në tokë. Ka një lajm të mirë në punë.

Luani-Në dashuri hakmarrja juaj vjen pas një momenti jo tamam rozë për ndjenjat. Në punë është më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.

Virgjëresha-Në dashuri po ndiheni pak të lodhur, është më mirë të shkëputeni nga partneri dhe të mbushni bateritë.
Në punë, kushtojini vëmendje kolegëve që mund t’ju mashtrojnë.

Peshorja-Në dashuri kushtojini vëmendje diskutimeve me partnerin dhe në punë mos u mbingarkoni nga shumë angazhime.

Akrepi-Në dashuri mund të ketë disa zënka me partnerin.
Në punë, kujdes nga fatkeqësitë e papritura.

Shigjetari-Në dashuri mund të habiteni nga ajo që dukej si thjesht një miqësi.
Në punë idetë që keni janë shumë interesante, ndajini ato me shefat.

Bricjapi-Nëse një dashuri ka lindur kohët e fundit mund të bëhet diçka e rëndësishme. Në punë, prisni një ofertë të këndshme për t’u kapur në fluturim.

Ujori-Në dashuri ndjeni shumë emocione të përziera dhe në punë ka një atmosferë ndryshimi dhe mezi prisnit të ndryshoni rutinën tuaj.

Peshqit-Në dashuri mund të ketë pak ankth dhe nervozizëm por mos u mbytni nga gjërat.
Në punë keni një shans të madh për të bërë më shumë dhe gjithashtu për të fituar më shumë para.

Të ngjashme