Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox punon edhe në fundjavë për parashikimin e secilës shenjë

1 vit më parë

Dashi-Në dashuri duhet të dëgjoni më shumë nevojat e partnerit tuaj dhe të mos mendoni gjithmonë vetëm për tuajat. Në punë mos u nervozoni për të bërë gjithçka me nxitim, më mirë jini të qetë.

Demi-Dashuria po ecën mirë dhe beqarët mund të kenë edhe disa flirte. Në punë prisni propozime të mira. Nuk është koha për të ndaluar,rrihni hekurin sa është i nxehtë.

Binjakët-E bukur kjo ditë për ndjenjat. Mbërrijnë takime të reja interesante dhe ato në çift do të kenë një konfirmim të vlefshmërisë së lidhjes. Në punë shprehni idetë tuaja.

Gaforrja-Vendosmëria është e madhe dhe nuk keni më frikë të zgjidhni vetë. Kjo është një arritje e madhe. Në dashuri do e bëni të qartë zemrën dhe në punë do i riktheheni lojës.

Luani-Dashuria po shkon mirë dhe ju keni gjetur të gjithë vullnetin tuaj për të jetuar. Në punë, mendoni mirë përpara se të pranoni një propozim të ri.

Virgjëresha-Në dashuri është koha për të bërë llogari. Ju duhet të kuptoni se çfarë dëshironi dhe si ta bëni atë. Në punë keni shumë ide dhe favorizohen ata që bëjnë punë krijuese.

Peshorja-Fundjava sjell pak melankoli në ditët tuaja. Hiqni çdo gjë për të rimbushur bateritë. Idetë janë gjithmonë të shumta, si dhe mendimet, por më mirë merrni një moment për t’u çlodhur.

Akrepi-Një lajm i mirë mbërrin për sferën sentimentale, hëna nuk është më kundër dhe pasioni do të shkojë në qiell. Në punë dilni përpara dhe bëni kërkesa.

Shigjetari-Hëna është përballë, ndaj vëmendja maksimale në dashuri, sepse do të sulmoheni nga dyshimet. Në punë bashkëpunimet janë të favorizuara por është më mirë të bëni disa ditë pushim para se të ktheheni.

Bricjapi-Në dashuri ka disa probleme por duhet diskutuar me partnerin me qetësi dhe nëse nuk ka më pajtueshmëri, t’i jepet fund një historie. Në punë ka pavendosmëri por shumë shpejt do ju duhet të bëni një zgjedhje.

Ujori-Hëna ju mbështet, prandaj një kohë e shkëlqyer për dashuri. Në punë duhet të veproni për aq kohë sa yjet janë të mirë.

Peshqit-Dita e sotme është shumë e bukur ndaj më mirë të mos biesh në polemika të kota. Në punë qëndroni të qetë dhe me përqendrimin e duhur do arrini të bëni gjithçka.

Të ngjashme